Future Albanian Leaders : Indrit Çullhaj, xhudisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave që synon lojrat olimpike Tokyo 2021
Kush është Indrit Çullhaj? – Indrit Çullhaj është një xhudist shqiptar i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e xhudos“ nga Federata Shqiptare e Xhudos. Ai është njëkohësisht tre herë kampion i ballaknit në këtë sport dhe mban nën talentin e tij 87 medalje ndërkombëtare dhe disa çmime të tjera me rëndësi në këtë fushë. Indriti është një sportist i cili ka arritur gjithçka me përpjekje dhe qëllimi i tij është që së shpejti të kualifikohet për lojrat olimpike në Tokyo 2021.
Së bashku me vëllain e tij ata drejtojnë palestrën e tyre Judo Club Tirana me qëllim edukimin e brezave të rinj me anë të sportit.