SHBA dhe 26 damkat penale të Ramës : nga shitës ikonash në Francë, lidhje me bosë krimi dhe afera korrupsioni në 22 vite pushtet

Hiena | Lexotani

Çdo politikan e qeveritar shqiptar, do kalojë në filtër hetimi për pasuritë, jo nga ILDKP-ja kukull, që e kanë sajuar dhe prej 18 vitesh po e komandojnë vetë politikanët si maskë mbulimi vjedhjesh, por në zbatim të urdhërit që dha Presidenti Amerikan, Joe Biden më 8 qershor 2021.

Në listat e hetimit, është futur dhe Edi Rama, si politikani me 22 vite pushtet ekzekutiv ministror, kryebashkiak i Tiranës e 8 vite kryeministër; i cili ka administruar 2 buxhete vjetore të kulturës e turizmit, 11 buxhete vjetore të kryeqytetit e 8 buxhete vjetore të Shqipërisë.

Sipas standardit të drejtësisë së re, që SHBA ka nisur të zbatojë në Shqipëri, nuk është aspak çudi, që dhe Rama të jetë në listën e parë të BKH, me grupin Berisha, Meta, Nano, Mediu, Basha, Dako, Koka, Naço, Haxhinasto, Doshi, Bode, Beqja, Ahmetaj, Balluku, Ruli, Pollo etj.

Sepse Rama, si në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë Tiranë e në krye të qeverisë, ka dhënë prova të shumta, se nuk është ndryshe nga armiqtë, miqtë dhe vartësit e tij, për korrupsion ekstrem, për kalim të paligjshëm fondesh e pasuri te oligarkët; për lidhje me individë e grupe të botës së krimit dhe mbështetje të tyre me poste zyrtare, fonde e pasuri publike.

Ja 25 prova e akuza kryesore ndaj Ramës, që janë indicie për veprim nga BKH :

  1. Akuzohet për shitje të qindra ikonave të vjedhura, mos deklarim të milionave të siguruara dhe burgosje në Francë, për këtë aktivitet kriminal.
  2. Akuzohet për lidhje me klanin kriminal “Gina”; dhe implikim në vrasjen e Denis Ginës, me qëllim marrjen e shtëpisë, pasurinë e familjen.
  3. Akuzohet për lidhje me trafikantin shqiptaro-maqedonas të drogës, Daut Kadrovski (Mehmet Hajdini); dhe se kundrejt shpërblimit me 1 çantë drogë, ka marrë pjesë në vrasjen e bashkëshortes së tij.
  4. Në muajin prill 2003, për Edi Ramën u ngrit komision hetimor parlamentar, me objekt: Dhënie e 235 leje ndërtimi pallatesh e kullash me ryshfet 20%; vjedhje trojesh me letra false dhe vlerë 3 herë më të lartë se kostoja.
  5. Akuzë zyrtare nga OSBE, se Edi Rama ka 200 milionë Euro të paligjshme, të fshehura në parajsat fiskale.
  6. Akuzohet, se vëllai Olsi Rama, me makinën e eksponentit të botës së krimit, Gentian Gjonaj nga Vlora, është përfshirë në trafik kokaine.
  7. Akuzohet, se me një akt të fshehtë normativ, i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë USD, për një investim në universitetin e Durrësit i cili nuk është bërë.
  8. Është provë, se i ka dhënë Bashkim Ulajt, me çmim 3 herë më tepër se kostoja e projektit, koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar.
  9. Është provë e konstatuar nga FMN, se ka shpërdoruar 1 miliardë Euro të PPP-ve, për fasada e investime pa lidhje me interesat e qytetarëve.
  10. Është provë, se i ka dhënë ish-deputetit të PS, Ndue Kola, koncesionin e rrugës Milot-Balldre 17 km pa garë e vlerë 5 herë më shumë se kostoja faktike.
  11. Është provë se i ka dhënë oligarkut Milo Gjikuria, koncesionin e rrugës Orikum-Dukat 16 km, pa garë e vlerë 2 herë më shtrenjtë se kostja faktike.
  12. Është provë, se ka dhënë koncesionin e rrugës Kashar-Rrogozhinë 44 km; pa garë e vlerë 2 herë më shtrejtë se kostoja faktike.
  13. Është provë, se i ka dhënë oligarkut Rrok Gjoka, koncesionin “Rruga e Arbrit” 72 km; nga e cila 41 kilometër është rikonstruksion; dhënë pa garë e me vlerë dyfish e kostos faktike, duke shtuar edhe nga 25 milionë Euro çdo 6 muaj mbi kontratën bazë.
  14. Është provë, dhënia e 35 milionë Euro shtesë në prag të zgjedhjeve 2017, për rrugën Tiranë-Elbasan.
  15. Është provë, se rruga Çorovodë-Përmet e gjatë rreth 40 km, i është financuar e gjitha oligarkut Pëllumb Salillari, por është ndërtuar vetëm 5 km, që nga rëshqitja më 6 janar 2021.
  16. Është provë, se ka dhënë 2100 tendera për klientë, miqë e biznese ministrash; ku 252 milionë Euro i janë dhënë Carapulit që ndërtoi vilën e Ramës dhe firmës “Intech+shpk” të Ilir Beqjes.
  17. Akuzohet se ka harxhuar me preventive false, 753 milionë Euro për fasada, shpenzime luksi zyrash e udhëtime jashtë Shqipërisë.
  18. Është provë, se ka dhënë 480 milionë Euro PPP fiktive e pa garë në mjekësi.
  19. Është provë, se ka dhënë 460 milionë Euro PPP, për 3 landfille, me preventiv, dokumente false e pa garë.
  20. Është provë, se vetëm për landfilin e Tiranës, i ka dhënë Klodian Zotos, 178 milionë Euro me preventiv, dokumente false e pa garë.
  21. Është provë, se i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk”, koncesionin 200 milionë Euro për 6 kulla mbi tokë pasuri shteti, maskuar pas Teatrit të ri.
  22. Është provë, se ka dhënë me koncesion Aeroportin e Vlorës, me vlerë 80 milionë Euro, pa konsultim paraprak e pa studim fizibiliteti.
  23. Akuzohet për koncesionin e super-portit në Karpen-Kavajë, cilësuar aferë gjigante me kompani offshore, që nuk u dihet burimi i financimit; por me indicie se ka lidhje me Olsi Ramën e Ilir Metën, për pastrimin e 5 miliardë Euro.
  24. Eshtë provë, se ka futur në aktivitet kompaninë “Air Albania”, maskuar pas një investitori kukull.
  25. Akuzohet për tregun monopol në lojrat e fatit, ku pasi dështoi t’ia kalonte firmës “Bast-Arena” ku ka pjesë Olsi Rama; ka sajuar kazino në hotele me “5 Yje”.
  26. Është provë, se përmes ministrit Damian Gjiknuri dhe oligarkut Bashkim Ulaj, përdorën firmën “D.H Albania Shpk” dhe dokumente amerikane false, për të vjedhur 20 milionë Euro në tenderët Unaza e Re dhe OST.

Referuar akzuave e fakteve që po publikojmë edhe për Edi Ramën, nuk ka asnjë dyshim, që te “postblloku” i drejtësisë amerikane, do kalojnë të gjithë “pashallarët” e politikës shqiptare. /Marrë nga Pamfleti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *