Dr. Serena Leka
DiasporaFuture Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders : Dr. Serena Leka, sipërmarrëse në fushën e Bioteknologjisë dhe kërkuese shkencore & pedagoge në Universitetin Aarhus në Danimarkë

Dr. Serena Leka është kërkuese shkencore, sipërmarrëse multidisiplinare dhe një profesioniste kurioze. Ajo është e interesuar në bashkëveprimin e “Idea Management” dhe “Artificial Intelligence” me objektiv arritjen e inovacionit rrënjësor për start-up(et) në proçes zhvillimi të produkteve të reja. Dr. Serena ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet Master në fushën e Menaxhimit Ekzekutiv në Universitetin Aarhus me bursë të financuar plotësisht nga qeveria Daneze.