Mundësi – Praktikë 3 Mujore pranë European Movement Albania (EMA)

| Lexotani

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) fton të gjithë të interesuarit për të aplikuar për një mundësi për të ndjekur një praktikë intensive në zyrën e EMA-s, e cila ka për qëllim njohjen për të punuar në sektorin e OJQ-ve. Nga të gjitha aplikimet e dërguara në adresën e e-mailit të EMA, do të përzgjidhen 1-2 kandidatë për të zhvilluar praktikën e tyre, ku dhe do të ndihmojnë stafin në disa fusha, të tilla si: kërkimi shkencor, zbatimi i projekteve të ndryshme, menaxhimi i mediave sociale duke shkruar dhe përkthyer artikuj të ndryshëm, mbështetje administrative dhe detyra të tjera në varësi të interesit të vetë aplikantit.

Praktikantët e EMA-s kanë qasje të lirë për të përdorur dokumentet dhe botimet të cilat janë një mundësi e mirë për të pasur njohuri më të thella sa i përket Procesit së Integrimit Europian të Shqipërisë dhe politikave të BE-së. Përveç aksesit në bibliotekën e EMA-s e cila përfshin një numër të konsiderueshëm të publikimeve në fushën e studimeve europiane, praktikantët do të kenë mundësinë për t’u bërë anëtarë të Rrjetit Ndërkombëtar të Lëvizjes Europiane. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës  së tyre profesionale. Në fund të praktikës, angazhimi i  tyre do të njihet me një Certifikatë Praktike.

Është hapur mundësia për Praktikën 3-mujore pranë EMA-s, për periudhën maj-gusht 2020

Nëse je një i ri apo e re…

– të paktën në vitin e tretë të studimeve universitare me fokus (drejtësi, shkenca sociale apo/dhe ekonomike, gazetari dhe të tjera të ngjashme)

– që zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze (ekziston mundësia që intervista të zhvillohet në anglisht).

– që ke njohuri të mira kompjuterike (paketa Micrsofot Office; rrjetet sociale; Programe editimi të fotove etj.)

– që mund të punosh në grup, si dhe në mënyrë të pavarur

– me dëshirë për të thelluar njohuritë rreth procesit të integrimit dhe politikave integruese

– që do të prekësh nga afër punën dhe aktivitetet e këtij sektori

-që ke vullnet për të vazhduar të mësosh dhe rritesh/zhvillohesh

…atëherë apliko për tu bërë pjesë e praktikës.

SI dhe KUR mund të aplikoni?

Mirëpresim në një nga gjuhët shqip apo anglisht Shprehjen tuaj të Interesit (max. 500 fjalë)  dhe CV  në adresën: [email protected], brenda datës – 14 maj 2020,  me Subjektin: “Aplikim për Praktikë”.

Gjithashtu çdo dokument i dërguar duhet të emërtohet: “CV ose Shprehje Interesi Emër Mbiemër i aplikantit/es” dhe duhet të jetë në formatin (Word apo PDF).

Ne i mirëpresim të gjitha sugjerimet dhe idetë tuaja që mund të përmirësojnë këtë përvojë!

!Theksojmë që periudha e praktikës është 3 muaj, nga e hëna në të premte për 4 orë. Në raste kur praktika ndërpritet në mes për arsye jo-madhore dhe pa njoftim paraprak, praktikanti/ja nuk përfiton Certifikatën dhe Vërtetimin e Praktikës.

!Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për Intervistë. Intervistat me aplikantët e përzgjedhur për fazën e dytë do të zhvillohen online, për shkak të situatës së shkaktuar prej Covid19. Po ashtu mënyra e zhvillimit të praktikës do të përcaktohet bashkarisht, në varësi të zhvillimeve.

Nga: Ardit Kuqa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *