LVV-ja në Shqipëri : Kërkojmë rivotimin në qarkun e Tiranës.

Levizja Vetvendosje, Shqiperi

Sot z.Boiken Abazi, kandidat i pavarur i mbështetur nga Vetvendoja, është shprehur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rreth grumbullimit të shkeljeve në proçesin zgjedhor në qarkun Tiranë. Përgjatë javëve pas zgjedhjeve, z. Boiken Abazi dhe kandidatët e tjerë duket se kanë qenë të vetmit që kanë dënuar parregullsitë e shfaqura në zgjedhjet e 25 Prillit dhe në proçesin e numërimit. Puna e tyre duket e pandalshme deri në momentin që ata do të gjejnë drejtësi.
Pas një sërë deklaratash të tjera, z. Abazi është shprehur sot se : “Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *