Kuriozitet : Para vendosjes së statujës së Skëndërbeut, në Budapest ekzistonte një tjetër përmendore shqiptare

Abdurahman Abdi Pasha | Lexotani

Fakt interesant është që para vendosjes së statujës së Skënderbeut në Budapest pak ditë më parë, në atë qytet ka pasur një përmendore të veçantë për një tjetër shqiptar të quajtur Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Bëhet fjalë për një vezir nga Peqini i cili ishte komandanti i trupave mbrojtëse osmane të kështjellës së Budës i cili edhe pse 70 vjeçar ,u vra me armë në dorë duke luftuar vetë në vijën e parë të frontit më 2 shtator të vitit 1686. 

Përmendorja e tij ka këtë dedikim të pazakontë:  “Guvernatori i fundit i pushtimit 145-vjeçar të Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik hero. U prehtë në paqe!”

Jeta e tij
Abdurrahman Abdi Arnavud Pasha lindi në fshatin Çopani afër Peqin, Shqipëri. Ai u bashkua me ushtrinë osmane dhe u bë drejtues i jeniçerëve në vitin 1667. Ai fitoi përvojë gjatë rrethimit të Candia, në të cilën Venecianët duhej të dorëzoheshin në 1669. Në 1672, ai udhëhoqi jeniçerët në pushtimin e Kamieniec. Në 1673, ai u bë guvernator i Bagdadit. Më pas ai u bë guvernator i Egjiptit në 1676 dhe së fundmi i Bosnjës më 1680.
Ai mori drejtimin ushtarak të Budës/Budapestit në 1682 dhe u bë guvernator i Hungarisë së pushtuar nga Osmanët në 1684.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *