Category: Histori Frymëzuese

Dr. Serena Leka
DiasporaFuture Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders : Dr. Serena Leka, sipërmarrëse në fushën e Bioteknologjisë dhe kërkuese shkencore & pedagoge në Universitetin Aarhus në Danimarkë

Dr. Serena Leka është kërkuese shkencore, sipërmarrëse multidisiplinare dhe një profesioniste kurioze. Ajo është e interesuar në bashkëveprimin e “Idea Management” dhe “Artificial Intelligence” me objektiv arritjen e inovacionit rrënjësor për start-up(et) në proçes zhvillimi të produkteve të reja. Dr. Serena ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet Master në fushën e Menaxhimit Ekzekutiv në Universitetin Aarhus me bursë të financuar plotësisht nga qeveria Daneze.
26Fabe13 Ad96 4D3B A50F 5Dcf7D01512D 2 | Lexotani
Future Albanian LeadersHistori FrymëzueseKosovaShqipëriSport

Future Albanian Leaders : Indrit Çullhaj, xhudisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave që synon lojrat olimpike Tokyo 2021

Kush është Indrit Çullhaj? – Indrit Çullhaj është një xhudist shqiptar i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e xhudos“ nga Federata Shqiptare e Xhudos. Ai është njëkohësisht tre herë kampion i ballaknit në këtë sport dhe mban nën talentin e tij 87 medalje ndërkombëtare dhe disa çmime të tjera me rëndësi në këtë fushë. Indriti është një sportist i cili ka arritur gjithçka me përpjekje dhe qëllimi i tij është që së shpejti të kualifikohet për lojrat olimpike në Tokyo 2021. Së bashku me vëllain e tij ata drejtojnë palestrën e tyre Judo Club Tirana me qëllim edukimin e brezave të rinj me anë të sportit.
Img 5317 01 01 | Lexotani
DiasporaFuture Albanian LeadersHistori FrymëzueseLajme

Future Albanian Leaders : Doruntina Ramadani, drejtoresha menaxhuese e apasionuar pas marketingut dixhital dhe fuqizimit të gruas në shoqëri

Kush është Doruntina Ramadani ? – Doruntina Ramadani është drejtoreshë menaxhuese e Digital Station, një kompani shumë e suksesshme rreth marketingut dixhital në Kosovë. Doruntina ka studiuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo ka ndjekur studimet në akademinë e gjuhëve të huaja në Vjenë, për tu fokusuar më tutje në drejtimin e saj të tanishëm në marketing dixhital në të cilën është çertifikuar nga Google në Zurich në fushën e “Performance Marketing“.
Shpresim Ndrukaj
Future Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders – Shpresim Ndrukaj, programuesi shqiptar që punon për kompanitë evropiane dhe amerikane

Kush është Shpresim Ndrukaj? – Shpresim Ndrukaj është programues pranë Big Orange Lab, një kompani amerikane e specializuar në ndërtimin e websiteve dhe aplikacioneve. Ai ka studiuar në degën e Informatikës në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar në kompani të ndryshme dhe në disa projekte të mëdha në mbarë Evropën dhe në SHBA.