Future Albanian Leaders – Shpresim Ndrukaj, programuesi shqiptar që punon për kompanitë evropiane dhe amerikane

Shpresim Ndrukaj

Kush është Shpresim Ndrukaj? – Shpresim Ndrukaj është programues pranë Big Orange Lab, një kompani amerikane e specializuar në ndërtimin e websiteve dhe aplikacioneve. Ai ka studiuar në degën e Informatikës në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar në kompani të ndryshme dhe në disa projekte të mëdha në mbarë Evropën dhe në SHBA.

Përshëndetje Shpresim, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në rubrikën “Future Albanian Leaders”. Fakti i të qënit një prej të rinjve shqiptarë më të përgatitur në fushën tuaj, na mundëson t’ju drejtojmë 5 pyetje kyçe për të zbuluar më shumë rreth jush dhe rrugëtimit tuaj. Në këtë mënyrë, eksperienca juaj mund të arrijë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le ta nisim intervistën tonë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?

Përgjigje : Nisur dhe nga vetë natyra e profesionit, si sfidën më të madhe do të veçoja punën e detajuar që kjo fushë kërkon dhe të pasurit një psikologji të atillë që asgjë të mos të duket e pamundur në realizimin e objektivave profesionalë. 
Për shumë njerëz, përfshirë dhe mua në fillimet e mia, bota e kompjuterave dhe informatikës me të gjithë elementet e saj në tërësi, ishte diçka tepër e komplikuar për tu zbërthyer. 
Por, në momentin që kupton se me këmbëngulje dhe përkushtim gjithçka është e arritshme, atëherë zgjidhjet e problemeve apo sfidave bëhen më të qarta e të arritshme. 
Këmbëngulja dhe përkushtimi, kanë qënë në mendimin tim mjetet për çdo sukses. Sukseset e tjera që kam pasur në karrierën time janë rrjedhojë e këtij mentaliteti. Unë mendoj se këto parime kaq të thjeshta për tu thënë por të vështira për tu zbatuar janë formula e garantuar e suksesit në çdo drejtim personal apo profesional.

Pyetja e dytë Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me tuajin?

Përgjigje : Për dikë që dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugëtim, këshilla kryesore që do të jepja do ishte njohja e vetes si fillim. Bindja në kapacitetin personal dhe besimi në vetvete nuk duhet të mungojnë për asnjë moment. Siç e përmenda edhe më sipër, këmbëngulja dhe përkushtimi janë faktor kyç. Pas kësaj, do rekomandoja punën me dikë që ka më tepër pervojë në këtë profesion (mentor), pasi në këtë mënyrë ndjekja e një drejtimi specifik brenda botës së programimit bëhët më e qartë dhe më e thjeshtë.

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Sipas meje, një lider/e duhet me patjetër të lërë egon personale komplet jashtë listës së tipareve të tij/saj. Të qënurit lider lidhet shumë me njohjen dhe kuptimin e çdo individi të ekipit dhe vendosjen e tyre në pozicione ku mund të japin më të mirën në varësi të aftësive që kanë. Në fund, është sukesi i ekipit në tërësi që ka rëndësi dhe jo sukseset individuale kur ekipi ka dështuar.

Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Ndër librat më të mirë që kam lexuar është “Alikimisti” i Paulo Coelho. Në thelb të librit qëndron fakti që çdo gjë që kemi nevojë e madje më tepër, e kemi brënda vetes dhe shumë afër nesh. Pra, nuk është nevoja që të lodhemi aq shumë dhe të shkojmë aq larg duke ndjekur rrugët që kanë ndjekur të tjerët për ta kuptuar këtë gjë. Gjithsecili prej nesh ka rrugëtimin e tij unik për të ndjekur.

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Përsa i përket objektivave personale, veten e shoh sërish brenda botës së programimit, ku ka aq shumë hapësirë për të zhvilluar pothuajse çdo gjë, që nga biznesi personal, te ndihma që mund ti ofrohet çdo individi/biznesi përmes automatizimit të proçeseve të punës etj. 
Kontributi dhe fokusi im në të ardhmen për shqiptarët do të ishte ndihma e studentëve në nevojë për tu arsimuar. Në vetvete kam bindjen e fortë që problemet e mëdha që po përjeton dhe ka përjetuar vendi ynë i kanë rrënjët në mosarsimimin korrekt ose aspak të shumicës së të rinjve dhe të rejave. Një shoqëri e arsimuar është e vështirë të manipulohet dhe akoma më e vështirë të thyhet apo përçahet.

Shpresim Ndrukaj të falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot mesazhe me vlerë. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga bashkëbisedimi jonë, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

Future Albanian Leaders – Shpresim Ndrukaj, the Albanian web developer working for European and American companies.

Who is Shpresim Ndrukaj? – Shpresim Ndrukaj is a web developer at Big Orange Lab, an American company specializing in building websites and applications. He studied Informatics at the University of Tirana and has worked in various companies and in several large projects throughout Europe and the US.

Hello Shpresim, thank you for accepting the invitation for an interview in the “Future Albanian Leaders”. The fact of being one of the most prepared Albanian youth in your field, made us think to ask you 5 key questions to find out more about you and your journey. In this way, your experience can reach even our readers eager for knowledge and success. Let’s start our interview with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: Given the very nature of the profession, as the biggest challenge I would single out the detailed work that this field requires and having such a psychology that nothing would seem impossible in achieving the professional objectives. For many people, including me in my beginnings, the world of computers and informatics with all its elements as a whole, was something too complicated to crack.
But, the moment you realize that with perseverance and dedication everything is achievable, then the solutions of problems or challenges become clearer and more achievable.
Perseverance and dedication have been, in my opinion, the tools for any success. The other successes I have had in my career are a result of this mentality. I think these principles so simple to say but difficult to apply, are the guaranteed formula of success in any personal or professional direction.

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a journey similar to yours?

Answer: For someone who wants to follow the same path, the main advice I would give would be to know yourself first. Belief in personal capacity and self-confidence should not be lacking for any moment. As I mentioned above, perseverance and dedication are key factors. After that, I would recommend working with someone who has more experience in this profession (mentor), because in this way, following a specific direction within the world of programming becomes clearer and simpler.

Third question: In your opinion, what are the necessary characteristics of a leader and why?

Answer: In my opinion, a leader should definitely leave his/her personal ego completely off the list of his/her traits. Being a leader has a lot to do with knowing and understanding each individual on the team and putting them in positions where they can give their best depending on the skills they have. In the end, it is the success of the team as a whole that matters and not the individual successes when the team has failed.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: Among the best books I have read is Paulo Coelho’s “The Alchemist”. At the heart of the book lies the fact that everything we need and even more of that, we have it within ourselves and very close to us. So, there is no need to get so tired and go so far following the paths others have followed to understand this. Each of us has our own unique journey to follow.

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: In terms of personal goals, I find myself again within the world of web development, where there is so much room to develop almost everything, from personal business, to the help that can be provided to any individual/business through the automation of work processes etc.
I think my future contribution and focus for Albanians would be to help students in need of education. I have a strong conviction that the great problems that our country is experiencing and has experienced are rooted in the incorrect or lack in education of the majority of young people. I strongly believe that an educated society is difficult to manipulate and even more difficult to divide or conquer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *