Future Albanian Leader : Mandrit Kamolli, hulumtues dhe këshilltar ligjor për çështjet zgjedhore!

20190305 153806 01 | Lexotani

Mandrit Kamolli është diplomuar me rezultate të larta në drejtësi në Kolegjin Universitar Bedër dhe më pas ka përfunduar me sukses studimet master në të Drejtat e Njeriut në European Inter-University Center në Itali dhe në Nottingham University në Angli. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca në Shqipëri dhe në vende të tjera si në Amerikë, Austri, Turqi, Francë, Bosnje, Mali i Zi, Suedi, Serbi, Poloni, etj. 
Aktualisht, Mandriti punon si këshilltar ligjor për çështjet zgjedhore në prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Më përpara ka punuar në Institutin Demokratik Amerikan (NDI Albania) dhe si hulumtues në disa organizata në Tiranë. 

Përshëndetje Mandrit Kamolli, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni ndër të rinjtë më të eksperimentuar dhe me një kontribut pozitiv në shoqëri, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?

Përgjigje : Kjo pyetje është shumë mirë e forumuluar pasi na shpjegon se pa sfida dhe pa vështirësi nuk ka suksese. Pra, janë sfidat dhe përballimi i tyre me sukses që na japin kënaqësi në jetën tonë. 

Gjatë rrugëtimit akademik dhe profesional kam hasur jo pak sfida. Ajo më kryesorja ka qenë vështirësia për të siguruar një edukim të mirë dhe të përshtatshëm për tregun e punës. Duke vënë re mangësitë që ka sistemi ynë i edukimit në Shqipëri, gjithmonë kam punuar e synuar që të shkoj me studime jashtë Shqipërisë. Falë punës dhe përkushtimit arrita të fitoj një bursë nga Bashkimi Evropian për sutudimet master. Ky proçes nuk ishte aspak i lehtë pasi më është dashur shumë punë për të përgatitur kushtet për aplikimet në universitet jashtë. 

Gjithashtu doja të shtoja se secili duhet të jetë konshient se dëshira për të bërë gjëra ekstra atyre çka ofronte universiteti në Shqipëri dhe aplikimet për studimet jashtë të ekspozojnë edhe ndaj sfidave financiare. Nga ana tjetër, si arrtijen më kryesore do konsideroja tranzcionin e suksesshëm nga mbarimi i universitetit drejt tregut të punës. Si në shumë aspekte, fillimi nuk ishte i lehtë por unë besoj se nëse eksziston dëshira, pasioni dhe këmbëngulja, mundësitë janë reale dhe të prekshme. 

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?

Përgjigje : Për studentët do sugjeroja që të përkushtohen në studimet e tyre dhe të mundohen të jenë më të mirët në fushat përkatese. Vitet e universitetit kalojnë shumë shpejt, por ato janë përcaktuese për të gjithë pjesën tjeter të jetës. Nëse dikush mbaron universitetin dhe nuk e njeh fushën e tij, nuk e njeh profesionin e tij, mendoj se i ka shpenzuar vitet e universitetit në hutim. Studentët duhet të kenë parasysh se askush nuk të punëson në qoftë se nuk di të bësh mirë diçka. 
Theksoj gjithashtu se duhet të përqëndroheni sepse në realitetin ku jetojmë shpërqendrimi është bërë një fenomen shqetësues për produktivitetin dhe për të nxënurit. Telefonat, rrjetet sociale, Netflix, YouTube janë bërë armiqtë e kohës tonë produktive. Prandaj gjithsecili prej nesh duhet të jetë shumë i kujdesshëm me rregullat dhe me mënyrën se si e menaxhojnë kohën e tyre. Gjithashtu, studenteve do ju sugjeroja që të aktivizohen sa më shumë në aktivitete jashtë leksioneve universitare, si p.sh, në konferenca, shkolla verore, trajnime, praktika, etj., 
Ndërsa për ata persona që tashmë janë integruar në tregun e punës do ju sugjeroja që të investojnë tek vetja e tyre për tu rritur profesionalisht. 

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Stili i lidershipi është një çështje komplekse dhe në vlersimin personal të gjithesecilit. Mendoj që stili i lidershipit duhet të përshtatet në varsi të situatave dhe rrethanave. Një lider i mirë duhet të ketë disa krakteristika që e dallon nga të tjerët. Unë nuk po ju jap një mendim personal, por, për lexuesit që kanë më shumë interes për këtë temë do ju sugjeroja të lexonit një studim të publikuar në Harvard Business Review “Leadership that Gets Results” nga Daniel Goleman.   

Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Filimisht do thoja se unë kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me librat dhe mundohem të lexoj vazhdimisht edhe pse në epokën dixhitale përqëndrimi nuk është një stad që arrihet lehtë. 
Nuk mund të them që kam një libër specifik që më ka inspiruar por më shumë një kombinim i një bibloteke të vogël që kam lexuar ndër vite. Përpara se të filloja universitetin më pëlqente të lexoja më së shumti romane të autorëve anglezë dhe amerikanë të shekullit 19-të si Charls Dickens apo Mark Twain. Romanet e tyre sjellin përqasje shumë interesante dhe të ndihmojnë për të zhvilluar imagjinatën.
Ndërsa përgjatë universitetit dhe tani më pëlqen të lexoj më së shumti libra rreth fushës juridiko-historike dhe politike dhe jo aq shumë romanet. Më tërheqin shumë librat e autorëve që flasin për historinë e Shqipërisë në shekullin 19-të dhe 20-të. Mendoj që kjo pjesë e historisë së vendit tonë ka shumë gjëra për tu eksploruar dhe fatkeqsisht për aryse të ndryshme ideologjike dhe politike një pjesë e saj është anashkaluar, është lënë në errësirë. 

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Nuk di t’i përgjigjem me siguri kësaj pyetje, por mendoj që ku do që të jem do të mundohem të kontriboj si një qytetar i dobishëm për vendin tim, familjen time dhe të dashurit e mi.

Mandrit Kamolli ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju. 

Future Albanian Leader: Mandrit Kamolli, researcher and legal advisor on election issues!

Mandrit Kamolli graduated with honors in Law from Bedër University College and then successfully completed a master’s degree in Human Rights at the European Inter-University Center in Italy and at Nottingham University in England. He has also participated in many trainings and conferences in Albania and other countries such as; USA, Austria, Turkey, France, Bosnia, Montenegro, Sweden, Serbia, Poland, etc.

Mandrit currently works as a legal advisor on election issues in the OSCE presence in Albania. He previously worked at the American Democratic Institute (NDI Albania) and as a researcher in several organizations in Tirana.

Hello Mandrit Kamolli, thank you for accepting the invitation for this interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most experienced young people and with a positive contribution to the society, we thought to ask you 5 important questions in this interview so that your motivation and experience reach our readers eager for knowledge and success. Let’s start with the first question.


First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: This question is very well formulated as it explains to us that without challenges and without difficulties there are no successes. Therefore, it is the challenges and successfully coping with them that give us pleasure in our lives.

During my academic and professional journey, I have encountered many challenges. The most important one has been the difficulty of providing a good and appropriate education for the labor market. Noticing the shortcomings of our education system in Albania, I have always worked with the aim of studying abroad. Thanks to my work and dedication, I managed to win a scholarship from the European Union for my master studies. This process was by no means easy as it took me a lot of work to prepare all the conditions for a successful application to international universities.

I also want to add that, everyone should be aware for the desire to do extra things to what the university in Albania offered and the applications also expose me to financial challenges. On the other hand, as the most important achievement I would consider the successful transition that I had from university to the labor market. As in many aspects, the beginning was not easy but I believe that if there is desire, passion and perseverance, the opportunities are real and tangible.

Second question : What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?

Answer: To the students I would suggest to dedicate themselves to their studies and try to be the best in the respective fields. The university years will pass very quickly, but they are decisive for the rest of your life. If someone graduates from university and does not know his field, does not know his profession, I think he has spent his university years in confusion. Students should keep in mind that no one hires you if you do not know how to do something well.
I would also emphasize that you need to focus, because in the reality where we live, distraction has become a disturbing phenomenon for productivity and learning. Phones, social networks, Netflix, YouTube have become the enemies of our productive time. Therefore, each of us must be very careful with the rules and with the way they manage their time. 

Moreover, I would suggest to students to be as active as possible in activities outside the university classes, such as; conferences, summer schools, trainings, internships, etc., As for those people who are already integrated in the labor market, I would suggest you to invest in yourself to grow professionally.

Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: Leadership style is a complex issue and it depends of the personal evaluation of each and every one. I think leadership style should be adapted depending on situations and circumstances. A good leader must have some characteristics that distinguish him from others. I’m not giving you a personal opinion, but for readers who are more interested in the subject I would suggest reading a study published in the Harvard Business Review “Leadership that Gets Results” by Daniel Goleman.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: Initially I would say that I have a very close relationship with books and I try to read constantly even though in the digital age concentration is not an easily achievable stage. I can’t say that I have a specific book that has inspired me but I would say I have a combination of a small library that I have read over the years. Before I started university, I enjoyed reading mostly novels by 19th century English and American authors like Charles Dickens or Mark Twain. Their novels bring very interesting approaches and help to develop the imagination.
While throughout university and now I like to read mostly books about the legal-historical perspective and political field and not so much novels. I am very attracted by the books of authors who talk about the history of Albania in the 19th and 20th century. I think that this part of the history of our country has a lot to explore and unfortunately for various ideological and political reasons a part of it has been overlooked, left in the dark.

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

I do not know for sure to answer this question, but I think that wherever I am, I will try to contribute as a useful citizen for my country, my family and my loved ones.


Mandrit Kamolli thank you very much for the interview and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *