Europa kërcënohet nga zjarret : harta satelitore nga NASA shfaq edhe vatrat në Shqipëri

Zjarret | Lexotani

Zjarret vijojnë të djegin tokën e bimësinë e Shqipërisë. Sipas autoriteteve janë shuar deri më sot afro 163 vatra zjarri dhe aktive kanë mbetur edhe 10 të tilla, të shpërndarja në Vlorë, Kukës, Mirditë, Vermosh etj.

Situata e zjarreve gjatë këtyre ditëve :

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit – Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës – Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët. Mirditë – Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik. Vermosh – Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Tropojë – Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

Shkodër – Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *