Çfarë është bruksizmi dhe si shërohet?

Dhembet 750X500 1 | Lexotani

Bruksizmi është një shtrëngim i fortë, i pa vetëdijshëm i dhëmbëve.Quhet ndryshe simptomi i “kërcitjes” që ndodh gjatë lëvizjeve të nofullës së poshtme. Ndodh më shumë gjatë natës. Autorë të ndryshëm e quajnë “okluzioni nervoz’’.

  • Etiologjia e bruksizmit mbeshtetet në dy faktorë:

        1- Psikogjen

  • Studimet e sotme pohojnë që faktori psikogjen është parësor. Sipas tyre kjo lidhet me sistemin nervor qëndror dhe veçanërisht me streset emocionale.
  • Këta pacientë paraqesin në përgjithësi tension muskular, i cili është rezultat i ankthit, i jetës së stresuar. Individët  e tillë duhet të arrijnë një relaks të përgjithshëm për të kontrolluar stresin. Duhen bërë ushtrime relaksuese të përgjithshme për trupin dhe specifike për nofullën. Rekomandohen shumë shinat okluzale për ti mbajtur në relaks muskujt gjatë natës.
  • Për pacientët të cilët përjetojnë  kërcitje të dhëmbëve natën, dentisti juaj mund të ju  rekomandojë shina okluzale. Quhen ndryshe mbrojteset e natës, të cilat ndihmojnë lehtësimin e komplikacioneve nga kërcitja e dhëmbëve.
  • Shina okluzale është një pajisje e cila vendoset në gojë gjatë natës dhe krijon një barrierë midis dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm  duke minimizuar dëmtimin që ato shkaktojnë nqs fërkohen me njera tjetren. Gjithashtu shina promovon lëvizje më të mirë të nofullës. Studimet tregojnë që një pajisje okluzale e mirë dizenjuar do të çojë në relaksim të muskulaturës përreth. Shina okluzale është individuale dhe unike për çdo pacient. Ajo siguron mbrojtje maximale nga fërkimi i dhëmbëve me njëri tjetrin. Duke qenë se pasojat nga kërcitjet e dhëmbëve mund të jenë të rënda, është e domosdoshme që këtë pajisje ta vendosnim sa më shpejtë për të parandaluar komplikimet e sistemit dentar, muskular dhe artikular.

2- Okluzalë

Faktorët okluzalë që tensionojnë muskujt e përtypjes dhe japin çrregullime disfunksionale në artikulacionin e nofullës janë

  • Mbushja e lartë e dhëmbit e cila jep parakontakt të dhëmbëve  gjatë kafshimit. Nëse nuk ulet lartësia e mbushjes nga dentisti, nofulla e përshtat këtë çrregullim me anë të diskut elastik duke bërë nofullën të gjejë një trajektore tjetër mbylljeje e cila është e dëmshme për artikulacionin.
  • Mungesa e dhëmbëve.
  • Proteza me ngritje të okluzionit.
  • Ekzistojnë dy periudha kur vihet re bruksizmi. Periudha e parë është ajo midis 1-5 vjeç dhe e dyta 20-30 vjeç.
  • Sugjerohet kontrolli çdo 6 muaj tek mjeku stomatolog. Mjeku juaj mund të parandalojë problemin tuaj në kohën e duhur nëse bëni vizitat e rregullta.

Arbi Tarja së shpejti diplomohet në mastër shkencor për Stomatologji. Ai është i angazhuar aktivisht në konferenca të ndryshme dhe në edukimin e rinisë rreth tematikave vitale si pastertia dhe higjena orale. Fokusi i tij shkencor i studimit është mbi temën “Çrregullimet në Artikulacionin Temporo Mandibular tek protezë-mbajtësit mbi 10 vjet”.
Kontakto: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *